Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar se kryeministri i vendit Albin Kurti është pa plan për të dalë nga situate e krijuar së fundmi në vend.
Abdixhiku tutje ka shkruar se gjatë takimit me Kurtin nuk kuptuan diçka të re nga deklarimet publike deri më tani.
“Në këtë ftesë në kemi shprehur gatishmërinë çdo hap që synon koordinimin me aleatët tanë. Në këtë takim për pjesën më të madhe nuk kuptuam diçka më të re sesa deklarimet dhe nuk pamë ndonjë plan të ri dhe gatishmëri me aleatët tanë ndërkombëtarë. Kosova nuk duhet të bie pre e kurtheve të stabilizimit të vendit nga faktorët që janë në Beograd”