Reshjet e borës kanë mbuluar rrugët në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku po e përcjell nga afër pastrimin e tyre.
Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka treguar se rrugët po pastrohen, derisa ka apeluar për kujdes në vozitje.
“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.
Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhduesheshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren”, ka shkruar Abdixhiku.
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj e ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë.
Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë