ABDIXHIKU I HEQ DILEMAT: LDK NUK VOTON PRESIDENT PARTIAK

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë president partiak.

Abdixhiku u shpreh se sa të jetë ai kryetar, LDK do të mbetet në opozitë.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.

Ai foli edhe për çështjen e presidentit, teksa u shpreh që nuk do të votojnë president partiak.

“Çdo pretendent për president duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, është pozicion, urryes, apo netural, sepse presidenti këtë punë ka” thotë ai.

Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thaçn, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë prapë.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nievl personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.net