Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se do ta mposhtë kryeministrin Albin Kurti dhe do t’i fitojë zgjedhjet nacionale.
Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit. Prandaj s’bëj program presidencial por bëj program qeveritar. Sa i përket çështjes së votave mos keni asnjë dyshim, këto vota janë brenda LDK-së tashmë e dy vite”, ka thënë Abdixhiku.
Ai është shprehur i lumtur me matjet e brendshme që i kanë. “Jam i lumtur me matjet e brendshme që i kemi tani, jashtӕzakonisht i lumtur, sidomos në qendrat urbane dhe në qytete të mëdha”, ka thënë tutje kreu i LDK-së, duke shtuar se këto matje janë mbi 50 për qindëshin e qeverisë Kurti.
Abdixhiku është shprehur se qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë janë të lodhur prej gjuhëve të tilla politike.
“Qytetarët janë të lodhur prej gjuhëve të tilla, nuk dhezin më. 3 vjet të Qeverisë janë, pak a shumë ky kryeministër ka Qeveri më shumë se gjithë historia e LDK-së në kabinet qeveritar”, ka shtuar Abdixhiku.