Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kurti kishte dal në oborrin e Qeverisë që t’i uroj mirëseardhje Abazoviqit.Më pas Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për medie. Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore.