Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Liidhja Demokratike e Kosovës i kanë ndarë rrugët në Viti.
Ende pa i bërë dy vite bashkëqeverisje në komunën e Vitisë, AAK-ja ka prishur marrëveshjen e bashkëpunimit, pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lajmin e ka vërë të ditur kryetari I AAK-së në këtë komunë, Faruk Nura, i cili tha për Plus Tv se pas një takimi me kryesinë e degës kanë vendosur të dalin nga ko9laiiconi me LDK-në.
“Sot pas një takimi me kryesinë kemi vendosur ta prishim koalicionin me LDK-në, pasi kryetari Sopkol Haliti nuk i ka përmbushur kushtet e marrëveshjes që kemi pasur, ne jemi larguar nga bashkëqeverisja”, tha ai,
AAK dhe LDK patën nënshkruyar marrëveshjen për koalicion në komunën e Vitisë me të cilën AAK do të duhëhiqte me drejtorinë e Shtëbdetësisë në këtë komunë.
Marrëveshja ishte arritur më 23 qershor të vititi 2020.