Grupi Parlamentar i AAK-së, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën e sigurisë pas sulmeve terroriste në veri të vendit.
Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës, si për zhvillimet e fundit në vend por edhe për sfidat që na presin.
Tryeza mbahet nesër, më datë 3 tetor 2023, në ora 11:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.