Lahi Brahimaj po vazhdon takimet me qytetarë në çdo rajon të Kosovës.
Sot, kur dhe zyrtarisht nisi fushata elektorale për zgjedhjet e 14 Shkurtit, Brahimaj i cili njëherit është kandidat për deputet të AAK-së, ka marrë pjesë në disa takime në Klinë.
Në këto takime i pranishëm ishte edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dhe dy kandidatët për deputet nga kjo komunë, Shkëlqim Millaku e Agron Bacaj, të cilët morën mbështetjen e këtyre fshatrave.
Ky është postimi i Brahimajt në FB:
Isha i nderuar sot që mora pjesë në 3 takimet e organizuara nga dega e AAK-së në Klinë. Së bashku me kryetarin prof. Zenun Elezaj, shpalosëm programin e Aleancës për vitin 2021-2025.
Këpuzi, Rastoka, Qeskova dhe Zajmi i kanë thënë po Aleancës dhe presidentit në ardhje Ramush Haradinaj.
#AAK135
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj22✅