Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zhvilloi sot një tubim zgjedhor në shkollën fillore “Tre Dëshmorët e Kombit” në Gjurgjevik të Madh të Klinës, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të partisë dhe kandidatë për zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë tubim folën i pari i Klinës dhe kandidati për deputet nga AAK, Prof. Zenun Elezaj, si dhe kandidatët për deputetë Haxhi Ibishi, Marqe Selmanl, Teuta Kodra Millaku dhe Emrije Bashota, të cilët shpalosën programin politik dhe vizionin për zhvillimin e komunës dhe të gjithë Kosovës.
Pjesëmarrja entuziaste e qytetarëve dëshmoi përkrahjen e fuqishme që AAK gëzon në këtë rajon, ndërsa mesazhi kryesor ishte angazhimi për një qeverisje që sjell ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm.