Zenun Elezaj vazhdon ta forcojë AAK-në e Klinës. Shukrije Shala që deri sot ishte këshilltare e PDK-së, i është bashkuar AAK-së.
Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë pasi Zenun Elezaj kishte kthyer në AAK edhe këshilltarin e AKR-së, Lirim Gashi.
Grupi parlamentar i AAK-së tani është rritur edhe më shumë dhe Elezaj thuhet se do ta ketë më të lehtë miratimin e projekteve të tij në këtë qytet.