Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ia ka marrë Lëvizjes Vetëvendosje një asambleist në Komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Blic.Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se që nga sot, asambleisti i Vetëvendosjes, Shpend Kumnova, do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.“Jam shumë i lumtur që nga sot, njërin nga asambleistët më të vlefshëm, Shpendin e kemi antarë të familjes së madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Mirë se erdhe Shpend!”, ka shkruar Gjini.Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK, kanë filluar një ‘luftë’ të ashpër njëra me tjetrën. Shkak për këtë është bërë dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.Madje, ka pasur të atillë që kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin e kanë sharë me rob.Ndër ta ka qenë edhe Ilirian Haxhiu, djali i deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu.