Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate nesër do ta mbajnë një prej tubimeve më të mëdha, për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Tashmë është bërë e ditur se listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar sot intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët.
6 shtatori është dita e fundit kur partitë duhet t’i paraqesin listat e tyre me kandidatë.