Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Klina Info.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.
Klina info nga burime të sigurta brenda partive politike ka marrë vesh për kandidatët të cilët do të kandidojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës nga Klina.
Klina Info merr vesh se AAK-dega në Klinë, do të kandidojë Agron Bacaj për Kuvendin e Kosovës. Sipas këtyre burimeve dega e AAK-së në Klinë nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutojë për kandidatë tjerë potencial për ulëse në Kuvendin e Kosovës.