Sot në mëngjes ka filluar zbatimi i marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
Lidhur me këtë, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje,
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja po zbatohet.
“Ekipet tona monitoruese sot vizituan të gjashtë pikat e përbashkëta të kalimit midis Kosovës dhe Serbisë për të shqyrtuar futjen e regjimit të ri të afisheve të targave. Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes“, shkroi ai
Our monitoring teams visited all six Common Crossing Points between 🇽🇰 and 🇷🇸 today to examine the introduction of the new license plate sticker regime. The new system is working and traffic resumed at all CCPs. @EULEXKosovo will continue to follow the implementation. pic.twitter.com/RL2jpeFWEr
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) October 4, 2021