A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja

Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).

Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19.

Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë teksa e cilëson situatën si diçka jo emergjente.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.

Sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, nëse një sëmundje është e përhapur në një rajon, duhet të raportohet në OBSH, atëherë organizata do të përcaktojë nëse një ngjarje e veçantë përbën apo jo një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thotë OBSH.

Ndërkohë, ekspertët shëndetësorë kanë ngritur shqetësime për HMPV, një virus i frymëmarrjes, në pjesë të tjera të rajonit që prek një numër vendesh aziatike.

Me rastet e metapneumovirusit njerëzor në mesin e njerëzve, ka edhe nga ata nën moshën 14-vjeçare, e që janë numra në rritje të kësaj moshe, sipas një raporti të botuar në Reuters.