Derisa nuk ka mbetur edhe shumë kohë kur partitë politike mund të bëjnë koalicione parazgjedhore, kanë filluar edhe takime mes zyrtarëve të lartë të partive politike.
Gazeta inFokus merr vesh se në këto momente po ndodh një takim në mes të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe shefit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limajt, në një nga restaurantet në Prishtinë
Siç mëson gazeta inFokus, në këtë takim bashkë me Limajn dhe Hazirin është edhe ministri në detyrë i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala.
Partia e Fatmir Limajt derimë tani ka bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në, derisa LDK për disa ditë me radhë ka pasur takime me drejtuesit e Vetëvendosjes./Gazeta inFokus