Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Ai u pyet nëse po rikthehen serbët në institucionet e Kosovës.
“E diskutova këtë çështje dje Vuçiqin edhe sot me Kurtin. Një gjë është e qartë, jemi në situatë sigurie vakumi, dhe kjo nuk është e mirë për njerëzit, nuk është e mirë për askënd. Dhe ne padyshim duam të kthehemi në situatën normale. Këtë dua ta dëgjoj nga të dy palët dhe ne jemi të lumtur që të asistojmë që situata të ktheht në normalitet”, thotë ai.