Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat pritet të rriten ndjeshëm nga mesi i javës në Shqipëri.
Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pjesa tjetër e mbetur e muajit Gusht do të jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.