Ne të gjithë jemi të rrethuar nga qindra e mijëra mikroorganizma të ndryshëm. Lloji i ri i virusit të koronës mund të transmetohet nga një person në tjetrin. Mënyra kryesore e infektimit apo transmetimit te virusit behët me pikëza, drejtpërdrejtë përmes mukozës së traktit të frymëmarrjes ose në mënyrë indirekte përmes duarve, të cilat më pas sillen në kontakt me mukozën në gojë ose hundë.
Virusët mund të qëndrojnë në duar me orë të tëra. Duart e papastra ngelen një burim bartës i infeksionit, andaj kujdesi për pastrimin e duhur të tyre merr rrol të rëndësishëm.
Në një kohë që numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje, në vendet tona kujdesi ndaj higjenës, sidomos në këtë periudhë duhet të jetë i madh.
Larja sa më e shpeshtë e duarve është tanimë pjesë e secilës familje, por këtu lind një pyetje domethënëse:
Cila është metoda më efektive për t’u mbrojtur nga koronavirusi?
Duke parë tërë entuziazmin e popullit për të blerë çdo mjet dezinfektues në treg për pastrimin e duarve, po sjellim në vazhdim mënyrën më efikase për këtë pastrim e mbrojtje ndaj Coronavirusit.
Larja e duarve me ujë dhe sapun apo xheli antibakterial funksionon më mirë?
Hulumtimet shkencore kanë treguar që nuk është shumë e rëndësishme krejtësisht çfarë përdorni, por mënyra si e përdorni atë.
Për të luftuar Coronavirusin është më efikasë t’i lani duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. Në këtë larje nënkuptohet patjetër larje e e kujdesshme duke i fërkuar duart për së paku 20 sekonda.
Virusi Corona përbëhet nga ca grimca nanometrike të cilat mbështillen apo ndërlidhën më një membranë lipidike .Pikërisht sapuni ka aftësi të shkatërrojë këtë mëmbranë lipidike ku vie deri të shkatërrimi i virusit COVID -19.
Në rast se nuk keni mundësi t’i lani duart me ujë dhe sapun, sidomos në ambientet e jashtme, atëherë një antibakterial me 60% alkool do t’ju ndihmonte shumë.
Duhet të rikujtojmë që xheli antibakterial redukton numrin e baktereve në duart tuaja, redukton në masë të madhe por asnjëherë pothuajse nuk i eliminon të gjitha llojet e bakterieve e në rastin konkret edhe virusin Corona.
Nuk ka asnjë dilemë se larja e duarve me ujë dhe sapun në mënyrën e duhur është me efikase në luftë ndaj infeksioneve përfshirë edhe coronavirusin.
Rreziku tjeter nga përdorimi i xhelit antibakterial
Përdorimi i xheleve antibakteriale ka edhe një rrezik pasi keto preparate vrasin të gjitha bakteriet pa dallim dhe më këtë deri dikund mund të ndryshojnë apo dëmtojnë florën normale bakteriale në duar dhe pastaj të çrregullimeve të tjera. Përveq kësaj, përdorimi i shpeshtë i i xhelit antibakterial do të rezultojë herët ose vonë më me humbjen e ndjeshmërisë ndaj terapisë së mundur antibakteriale.
Përdorimi i shpeshtë i xhelit antibakterial të fëmijët gjithashtu shkakton dëmtimet që i theksuam sipër, duke i bërë edhe më të dukshme me mundësi të theksuara për ndryshime alergjike.
Kur të lahen duart ?
Pas përdorimit të toaletit;
Pas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti ( prek ushqimet, i shërben ato, para dhe pas ngrënies);
Kur kolliteni, teshtini ose shfryni hundët;
Kur duhet të kujdeseni për një person të sëmurë;
Kur hidhni plehrat;
Pas prekjes së flokëve apo lëkurës tuaj;
Pas prekjes së kafshëve sidomos kur përdor transport publik, autobusët etj;
Pas çdo kontakti me objektet metalike apo tjera materiale në vendet publike;
Larja e duarve “vaksinë” e sigurt për parandalimin e shume infeksioneve.
Eshtë mjaft e rëndësishme që secili nga ne ta kthejë në zakon larjen e duarve, në dukje një veprim shumë i thjeshtë, por që mund të ndodh të mos i kushtohet vëmendja e duhur.
Shumë shpërthime sëmundjesh shkaktohen nga duart e palara, pranisë së bakterieve, virusëve që ndodhen në duart tona.
Të mos bëhemi shkaktarë për përhapjen e Corona virus. Lani duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. Në këtë larje nënkuptohet patjetër larje e e kujdesshme duke i fërkuar duart për së paku 20 sekonda./Dr. Ismail Lutolli