Ende nuk dihet nëse sot do të ketë takim në mes të Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, burime të portalit Front Online brenda dy subjekteve kanë thënë se nuk është paraparë që sot të ketë takim, por mund të ndodhë që del diçka e paplanifikuar.
“Ende nuk kemi diçka zyrtare për takimin e dy liderëve për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Në agjendë nuk është caktuar ndonjë takim, por mund të ndodhë që del diçka e paplanifikuar” bëjnë të ditur burimet e portalit “Front Online.
Kujtojmë se takimi i fundit në mes të Kurtit dhe Mustafës ishte ditën e shtunë ata u takuan për rreth dy orë në Kuvendin e Kosovës, por as ky takim nuk rezultojnë me arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje, pasi që posti i presidentin të cilin po e kërkon LDK po del të jetë problem për arritjen e marrëveshjes në mes të dy liderëve./Klina info/