Stuhi të fuqishme kanë goditur rajonin duke shkaktuar vdekje të njerëzve e shumë dëme të mëdha materiale.Këto dëme kryesisht kanë ndodhur në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali.Por Kosova nuk do të preket nga këto stuhi të fuqishme që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve. Kështu tha për Telegrafin eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, duke shtuar se klima e Kosovës është ndryshe nga klima mesdhetare.“Jo në rajon është tjetër klimë, mesdhetare dhe faktikisht në fusha të ulëta të shtypjes barike nuk vjen”, ka thënë Tahirsylaj.
Sipas tij, nga java e ardhshme priten të reshura atmosferike, mirëpo nuk janë intensive ashtu siç ishin gjatë kësaj jave.“Sot do të jetë mot i mirë, me diell dhe vranësira. Deri të dielën nuk ka reshje atmosferike. Nga java e ardhshme priten reshje atmosferike por nuk janë intensive siç ishin këtë javë”, ka thënë për Telegrafin, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.