Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbrëmë deklaroi se nga kjo javë do të nisin hapat drejt një qeverie të re.
Lidhur me zhvillimet e ardhshme politike është pyetur sot edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi deklaroi se PDK nuk do të votojë një qeveri të propozuar nga LDK-ja,
Madje ai tha se nuk do të votojnë asnjë parti në të cilën nuk do të jetë PDK.
“Absolutisht jo, ne se votojmë asnjë qeveri që se udhëheq Partia Demokratike e Kosovës krejt e kanë votën kundër”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndryshe qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua nga një mocion i ngritur nga LDK, pavarësisht se këta të fundit kishin lidhur koalicion bashkëqeverisës VV-LDK./