Klubi Futbollistik “Dukagjini” nga Klina është duke u përgatitur maksimalisht për garën e nxehtë që e pret në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi është duke punuar me të gjitha forcat që të sjellin lojtarët më kualitativ.
Gazeta “Sheshi” merr vesh se klubi Dukagjinit ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të njohur, Ardin Dallku.
Dallku është emër i njohur në futbollin kosovar dhe së fundmi ka qenë pjesë e Sport Club “Gjilani”.
Kujtojmë që Ardin Dallku është vëllai ë trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku.
Se a mund të bashkohet vëllezërit edhe tek skuadra e Dukagjinit do e shohim në ditët në vijim.