Për të arritur deri tek përmirësimi i mësimit në shkollat tuaja, fillimisht na duhen statistika dhe të dhëna që reflektojnë realitetin, e kësaj here me këndvështrim nga nxënësit.
Prandaj, nëse jeni të rinj nga Kamenica, Klina dhe Vitia ju mund të vlerësoni mbarëvajtjen mësimore në secilën prej klasave në shkollat e mesme në linqet si më poshtë:
📌 Kamenica – http://kamenica.eduperformanca.org/
📌 Klina – http://klina.eduperformanca.org/
📌 Vitia – http://vitia.eduperformanca.org/
Duke vlerësuar kualitetin e mësimdhënies në shkollat tuaja, ju jeni një hap drejt përmirësimit të ambientit mësimor dhe krijimit të kushteve më të përshtatshme për ju.
Bëhuni agjentët e ndryshimit për komunat tuaja!
*Projekti Code4Kamenica është pjesë e Programit Rajonal për Demokraci Lokale (ReLOaD) të financuar nga EU dhe implementuar nga UNDP Kosovo.
Më shumë rreth ReLOaD: https://bit.ly/2sNqPOM
#ReLOaD #DemokraciaLokale #BalkaniPerëndimor