Spektakli ‘Prime’ i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një zhvillim të ri dhe të papritur për një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni, Egli Tako.
Pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore, këngëtarja u rikthye në studio ku shprehu hapur dëshirën për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mirëpo, vendimi final nuk do të jetë në dorën e produksionit, por të publikut!
Pasi dëgjoi dëshirën e Eglit, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se për rikthimin e saj do të hapet një televotim, ku publiku do të vendosë nëse ajo meriton apo jo të rikthehet në garën për çmimin e madh.
Egli ishte një nga emrat më të përfolur të këtij sezoni, duke qenë pjesë e disa prej dinamikave më të nxehta në shtëpi. Tani, fati i saj është në duart e publikut, i cili do të vendosë nëse ajo do të ketë një tjetër mundësi për të vazhduar rrugëtimin e saj brenda BBVA 4.
A do ta mbështesë publiku rikthimin e saj? Mbetet për t’u parë rezultati i televotimit në ditët në vijim! /Telegrafi/