Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A-3 është në punë por do të ndalet nga prodhimi për periudhë 4-5 ditore.
Sipas njoftimit, KEK-u ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara.
Kësisoji, pritet të mos ketë reduktime të energjisë elektrike.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.