Flamujt në ndërtesat publike janë vënë në gjysmështizë ndërsa Republika Çeke po mban një ditë zie kombëtare për të vrarët në një universitet në Pragë.
Një student 24-vjeçar hapi zjarr në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles të enjten, duke vrarë 13 persona dhe më pas veten. Një tjetër person ka vdekur më vonë në spital.
Qeveria u kërkoi çekëve të mbanin një minutë heshtje në mesditë të shtunën dhe kambanat do të bijnë në kishat në të gjithë vendin, raportoi Guardian.
Autori i armatosur plagosi gjithashtu 25 persona, duke përfshirë tre të cilët u goditën me plumba në rrugë teksa qëlloi nga një ballkon.