Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin, që t’ua japë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç në muajin dhjetor.
Shtesa të njëhershme prej 100 eurosh do t’u jepet edhe pensionistëve.
Zv.ministri i Financave, Agon Dobruna, ka thënë se po bëjnë përpjekje që pagesat të kryhen këtë javë, mirëpo nuk mund të garantoj, për shkak se është çështje teknike.
“Kemi pritur deri më 20 dhjetor që pensionistët me u lajmëru dhe kjo na ka marrë kohë pak. Tani jemi duke procedu. Është çështje teknike, ditëve në vijim do të procedohen, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Dobruna për IndeksOnline-n.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pushteti synon që vitin e ardhshëm të avancojë skemën, sipas parimit që ata që kanë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë.
Deri tashti, Qeveria ka dhënë nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeçe dhe nga 20 euro për fëmijët deri në dy vjeç.