Gjykata Evropiane i ka dhënë dritën jeshile krijimit të Superligës, duke konsideruar se rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të klubeve janë në kundërshtim me ligjin evropian.
Vendimi sapo është bërë publik në Luksemburg. Sipas vendimit UEFA dhe FIFA nuk kanë pasur drejtë ta ndalojnë projektin në vitin 2021.
“Kjo përbën një abuzim në nivel global dhe europian të UEFA-s dhe FIFA-s” thuhet ndër të tjera në verdiktin e Gjykatës.
Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre dhe nuk mund të përjashtohen nga garat e Champions League sepse mbrohen nga rezoluta.