Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje,
Kështu e ka pësuar mbrëmë një familje në lagjen nr.6 në Skenderaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arit.
Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli në vlerë të rreth 15 mijë eurove.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.