“Po martohemi unë dhe Naimi për herë të dytë”, Mihrije Braha befason me deklaraten

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një nga ciftet më të njohura në estradën shqiptare.

Së fundmi ata kanë qenë pjesë e emisionit Artistët Shqiptarë me rastin e dasmës së moderatores Adelina Hasani.

Ata kanë treguar se ata janë të angazhuar në projektet e vitit të ri si dhe kanë zbuluar se do të festojnë përvjetorin e martesës duke organizuar kështu një dasëm.

Mihrija dhe Naimi kanë bërë të ditur se kësaj radhe nuk kanë marrë ofertë për të qenë pjesë e Big Brother, duke theksuar se më heret vazhdimisht kanë pasur oferta por që i kanë refuzuar.