Tre persona është raportuar se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në dalje të Komunës së Prizrenit.
Sipas burimeve të deritanishme të lajmi.net, në aksident janë përfshirë dy automjete.
Dyshohet se në momentin e aksidentit, veturat kanë qenë duke bërë gara ilegale.
Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve të tjerë nga aksidenti. /Lajmi.net/