Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të xhiros së 18-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, e fundit për sezonin vjeshtor.
Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Dritës, me rezultat 2-1,
Dukagjini e ka mposhtur si nikoqire skuadrën e Gjilanit me rezultat 1-0.
Me rezultat të njëjtë Feronikeli ’74 ka shënuar fitore si mysafire e Fushë Kosovës.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 38 pikë, shtatë më shumë se Drita dhe Llapi, që renditen në vendet dy dhe tre, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 17 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.