Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.
”Intelektualët” po kalojnë në formë të mirë edhe këtë seozn, ku aktualisht rendiet në vendin e dytë në tabelë me 31 pikë të grumbuluara, ndërsa Malisheva ka 26 pikë dhe renditet në vendin e katërt.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
Skuadra nga Klina renditet e gjashta në tabelë me 21 pikë, katër më shumë se Gjilani që është në pozitën e tetë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Fushë Kosovës dhe Feronikelit.
”Pampurat” gjenden në vendin e parafundit në tabelë me 10 pikë, kurse skuadra nga Drenasi renditet në vendin e shtatë me 18 pikë.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.