Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, sot u miratua vendimi për shpronësimin e parcelave, për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.
Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut plot me vlera historike, estetike, shkencore dhe kulturore, do të ketë plan menaxhimi, konservimi dhe promovimi, kështu për të siguruar mbrojtje dhe promovim të mirëfilltë për pasuritë e përbashkëta kulturore.