Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka votuar projektligjin e ri për sport.
Me këtë rast, zevendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani ka thënë se ky projektligj synon reforma të thella në sportin vendor.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se veçantia e këtij projektligji është se i trajton edhe ish-sportistët dhe trajnerët që kanë kontribuar në kohën e okupimit.
“E veçantë e saj është që në kuadër të ligjit po ashtu adresohen edhe të drejtat e ish-sportistëve, trajnerëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë kohës së okupimit. Përmes kësaj reforme po synojmë që sportin ta shëndrrojmë në sektor me ndikim e impakt direkt në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.”, theksoi Osmani.