Katër milionë euro ka ndarë Qeveria e Kosovës për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje ekonomike shkaku i vërshimeve në shtator të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti.
Sipas ministrit të Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, shuma që mund të përfitojnë bizneset dhe bujqit është 20 mijë euro.
“Me këtë vendim, mbështetja do të bëhet vetëm për bizneset dhe bujqit. Pra në mbledhjen e kaluar kishim për ekonomitë familjare, ndërsa tani për bujqit apo fermerët dhe për bizneset dhe gjithashtu do të mbajë përqindjen e mbështetjes deri në 90 për qind të dëmeve të vlerësuara dhe do të ketë edhe një tavan, pra deri në 20 mijë euro”.