Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, e ka siguruar për herën e dytë në histori kualifikimin në Kampionatin Evropian.
“Kuqezinjtë” do të jenë pjesë e “Euro 2024” që vitin tjetër do të mbahet në Gjermani.
E padyshim që njëri prej “fajtorëve” për suksesin e arritur është edhe trajneri Sylvinho.
Braziliani, për këtë shkak është renditur edhe në mesin e selektorëve më të mirë në botë.
Sipas IFFHS-së, Federatës për Histori dhe Statistika, e renditi trajneri e kombëtares në vendin e pestë, për vitin 2023.
Sylvinho ka lënë prapa emra të mëdhenj, përfshirë edhe atë të Argjentinës, Lionel Scaloni.
Përpara brazilianit, gjenden vetëm Luis de la Fuente i Spanjës, Steve Clarke i Skocisë, Didier Deschamps i Francës dhe Gareth Southgare i Anglisë.