Klina me suksese të mëdha në sport këtë vit.

Klubi i hendbollit “Dukagjini” arriti që për një periudhë tejet të shkurtër gjatë këtij viti të hy në Superligë. Ekipi i Volejbollit të femrave “Klina” arriti të renditet në krye të ligës së parë të Kosovës. Duke mos u mjaftuar me kaq sot Klubi i futbollit “Dukagjini” arriti që ta fitoj ndeshjen e fundit në Klinë me rezultat 3:0 e cila e dërgon drejtpërdrejtë në Superligë pas 16 viteve. Klina dita ditës po dëshmon që ka me të vërtetë talenta dhe njerëz që duan sportin. Me këtë sukses tashmë presim që komuna të investojë shumë më shumë në fushën e sportit./KLINA.INFO/