Një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli.
Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.
Bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, muaj më parë kishte hapur një biznes të ri. Bëhet fjalë për platformën online Kërko.com, e cila do të shërbente për gjetjen e biznesve të regjistruara.
Këtë, Murseli e kishte shpjeguar në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV.
Tani pas tre muajsh, platforma vazhdon të funksionojë online, ku figuron se ka informata të 104 794 bizneseve në Kosovë.