Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka thënë se qeveri aktuale e ka konfirmuar se nuk i do çlirimtarët.
Krasniqi, tutje ka shtuar se Qeveria Kurti nuk i mbështetë nevojat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
Kreu i PDK-së ka publikuar një video duke cituar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën ku dëshmohet se qeveria aktuale i ka hequr nga ligji për pagën minimale të gjithë veteranët e UÇK-së.