Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
• Personat kërkohen, për veprën penale “Vjedhje ” e cila ka ndodhe me 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mal” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.