Sportistët kosovarë po na bëjnë krenar gjithandej botës.
Një yll i ri që po premton shumë në futbollin gjerman është edhe i riu nga Klina, Leorant Marmullaku.
Ai jeton në Gjermani dhe luan në VfR Heilbronn.
21 vjeçari po kalon në formë të mirë, ku në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar 6 gola.
Klinasi ka qenë në fokus në mediave gjermane, ku ka edhe interesim për të nga ekipe të ndryshme.