Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tashmë janë caktuar oraret e reja për ndeshjet, Feronikeli ’74 – Liria, dhe Fushë Kosova – Dukagjini.
Ndeshjet e parapa të zhvilloheshin sot, janë shtyer për shkak të reshjeve të borës dhe do të luhen ditën e hënë, nga ora 13:00
”Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Albi Mall Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00.
Për të njëjtat arsye shtyhen edhe ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë: Rahoveci – Drenica dhe Trepça – Dinamo. Këto dy ndeshje duhet të zhvillohen të dielën, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.
Ndërkohë, Komisioni i Garave kërkon nga klubet që janë nikoqire të ndeshjeve që janë në program për t’u zhvilluar të dielën që të jenë vigjilente për mirëmbajten dhe pastrimin e fushave, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në orarin e parparë.”, thuhet një njoftimin e FFK-së.