Policia e Kosovës kanë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të kryera në Austri.
Bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në rrethinë të kryeqytetit.
“Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit, sipas policisë, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.