Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.Lidhur me rastet janë arrestuar disa të dyshuar.

Në Graçanicë një burrë është arrestuar nën dyshimin se nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht njërin nga familjarët.

Rasti ka ndodhur dje, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga i fejuari i saj.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.Ndërsa në Ferizaj një 12 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj.

Policia ka njoftuar se e njëjta është dërguar në strehimore.Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.Në Vushtrri një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me grusht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor.I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 10 nëntor 2023.“Është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje’- thuhet në njoftim