Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se lojtarët i janë nënshtruar kontrollit nga policët izraelitë në Aeroportin e Prishtinës.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai deklaroi se edhe pse nuk ndihen nën presion, nuk i kuptojnë veprimet e Izraelit.
“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasë probleme. Nuk i kanë pasë policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”, pohoi Muriqi.
“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”, tha ai më tej.