Nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët nuk mund t’i zhdoganojnë veturat më të vjetra se viti 2014.
“Nga 1 janari 2024 nuk mundeni të zhdoganoni automjetet më të vjetra se viti 2014”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Deri në fund të vitit 2023, qytetarët mund t’i zhdoganojnë veturat e prodhuara nga viti 2013 e deri tani.
Ekzekutivi i Kosovës gjatë vitit 2017 ka miratuar ligjin që përcakton se automjetet rrugore që importohen në vendin tonë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet nga viti i prodhimit.