.
Ne rrethana normale kjo teme duhej te diskutohej ne asamblen komunale te Klines sepse fjala eshte per ndrrim destinimi te prones, respektvisht zvogelim te prones se shkolles!
.
Por meqense kete projekt e ka kaq “per shpejt” pozita e komunes se Klines, e ndiej obligim qytetar te reagoj ndaj komenteve te drejtoreve dhene sot Kohes Ditore.
.
Fillimisht duhet te kemi parasysh disa pika kryesore si:
1. Hapsira e sh.f. Ismet Rraci ne Kline shfrytezohet mbi 70 vite, kjo hapsire eshte e kufizuar me muri dhe hekura.
2. Ndrrimi i destimit te prones shoqerore/publike, behet vetem permes asambles komunale nese prona nuk eshte e evidentuar ne AKP/AKM, nese eshte jane procedura tjera!
3. Ne baze te kesaj prone te rrethuar te sh.f. eshte bere investimi me i mire nga MASHT ne komunen e Klines ne vlere mbi 2.5, e cila eshte inaguaruar vetem para 2 muajve!
4. per disa qe kane , edhe me heret ka pasur zera dhe kerkesa per ndryshim te lokacionit, por vendosmeria e keshillit te prinderve dhe shumices se arsimtareve dhe me perkrahjen e opozites se atehershme, ky plan asnjeher ska kaluar ne asamblen e kaluar dhe sot e gezojm kete objekt te ri shkollor ne vendin qe e meriton Klina.
Ne anen tjeter, duhet te jem falenderues ndaj syqeltesis se qytetareve dhe raportimit te punimeve me daten 10.12.2019 nga protali Klina Infoo, per fillimin e punimve ne kete projekt te ngushtimit te oborrit te sh.f. ku raportojn se nuk eshte i njoftuar askush, ku normalisht skam mundru te rri indiferent dhe kam reaguar edhe une ne FB.
.
Fatmiresisht ky reagim nuk ka has ne vesh te shurdher nga mediat qendrore si Koha Ditore, gazetaret e se ciles me
kane kontaktuar per shqetsimin e shprehur ne FB , dhe ne te njejten kohe jane pyetur edhe drejtoret e drejtorive te cekura me lart, per cka edhe dua te reagoj me kete postim:
.
Drejtori i Urbanizimit – Lorenc Marleku eshte shprehur per gazeten se une e kam shantazhuar kur e kam cek se ka mundesi me pas edhe konflikte interesi, duke ja cekur se sipas informatave qe kam , e ka lokalin edhe drejtori i urbanizimit. Drejtori i urbanizimit e quan kete shantazhim , por e pranon se e ka lokalin tek ato lokale, pra ku eshte shantazha ketu, nese i themi tani ketu ne kete postim se perfituesi direkt i ketij projekti, e qe eshte edhe antar i bordit te drejtoreve ne Kline ku qenka marr ky vendim eshte pikerisht ai- mos e vet se tregon vet!
Sa i perket bllokimit te hyrjes nga prinderit qe e paska cek drejtori, ku sipas tij ky problem po u zgjidhka me parkim publik- ku mund ti parkojn prinderit e 1500 nxenesve makinat ne kohen e fillimit apo perfundimit te ciklit mesimor- thjesht kjo eshte e pamundur ! Me qene per prinder dhe arsimtar parkingu eshte dashur te punohet brenda oborrit te shkolles, dhe vetem ata te kene qasje! Pra ky konstatim i drejtorit te urbanizimit nuk qendron aspak!
.
Sa i perket drejtorit te sherbimeve publike Iber Elezaj, qe nuk i paska kuptuar shqetsimet e mia, qe sipas tij eshte planifikuar te parkohen 80 vetura, ama nuk tregon se pse asnje fjale si ka shpetuar nga goja qe kete projekt propozim ta diskutoj ne asamblen komunale , ku ne do te kishim pasur mundesi te japim propozimet dhe mendimet tona si asamblist.
Pikerisht ne reagimin e z. Elezaj, eshte edhe problemi dhe shqetsimi i jone si qytetar te Klines fillimisht dhe si asamblista sepse ndrrimi i destinimit te prones publike behet vetem permes asambles komunale, pra askush nuk guxon te ndrroj destinimin e perdorimit te prones publike, sepse ne te kunderten apo sipas logjikes se drejtorit Iber Elezaj, neser pas neser nese i piket kryetarit apo drejtorit te zvogeloj oborrin e shf mund ta le vetem ne 22 ari sa ka rastisur me qene me letra ne emrin e shf Ismet Raci, e kete drejtori e quan nxitje te problemit!
.
Sa i perket drejtorit te shf Ahmet Krasniqi , ka mundesi qe ka pa ndonje projekt ne shkollat e perendimit, ama shume kisha pas deshire me e pa planin e tij ( te vizatuar ) me heret per kete problematik, sepse reagimi i drejtorit ne kete rast, me shume po ngjason pershtatjes dhe kamuflimit te iniciatives se ekzekutivit te komunes!
Pavaresisht, ketij reagimi dhe sqarimi me shume kisha thene, i beje thirrje drejtoreve ,e ne menyre te veçant kryetarit te komunes qe te stopoj menjeher punimet ne kete projekt kontravers, dhe njekohesisht te krijoj hapsire per te diskutuar per kete teme ne njeren prej seancave te rregullta te asambles komunale te Klines!
.
Me respekt,
Avni Gashi
Asamblist i AKR-se ne Kline