Peci: Është hapur thirrja për grante në Programin për Zhvillimin Rural në vlerë 24.6 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për grante në Programin për Zhvillim Rural.

Peci bëri të ditur se vlera e këtij granti është 24.6 milionë euro, ku do të mbështeten disa kategori.

“Këtij Programi do mbështeten sektorë të prodhimit, agro-përpunimit e zhvillimit rural me qëllim të ngritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të bujqve tanë”, tha Peci, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai bëri të ditur se thirrja për aplikim do të qëndrojë e hapur për 30 ditë nga dita e sotme, ndërsa detajet rreth kushteve dhe kritereve mund t’i gjeni duke klikuar KËTU